Meta rrezikon sërish shkarkimin, Rama bën lëvizjen urgjente, thirrje Komisionit Hetimor dhe gjithë deputetëve: Do t’i tunden themelet!

0
379

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Komisionit Hetimor Parlamentar, të ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta duhet ta konsiderojë seriozisht këtë çështje.

“Gjithë kjo krizë e sajuar artificialisht nga Ilir Meta dhe gjithë frontit kundër Reformës në drejtësi do të marrin drejtimin e duhur dhe përgjigjen e duhur deri në fund nga ne.

Duke tundur themelet e çdo pasurie të krimit dhe po ashtu duke tundur themelet nën këmbët e kujtdo që brenda sistemit të drejtësisë është bashkuar me krimin. Sa i përket cështjes për të cilën jemi mbledhur, ajo që di është se asnjë Kushtetutë, në asnjë vend demokratik, nuk mund të parashikojë se një vendi mund t’i bjerë taksirati t’i bjerë një Presidenti si Ilir Meta.

Për këtë arsye, ky Kuvend duhet të marrë masa ligjore për të krijuar të gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj cdo akti flagrant e brutal të atij që zyrën e presidentit e ka kthyer në një frëngji për të shantazhuar parlamentin, ndërkombëtarët, popullin shqiptar. Besoj se Komisioni për Shkarkimin e Metës duhet ta konsiderojë shumë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve për Kuvendin, ashtu sikundër në dritën e kësaj ngjarjeje të re Komisioni i Ligjeve dhe gjithë deputetët duhet të kontribuojnë për të ardhur këtu në Kuvend dhe për të votuar neutralizimin e akteve antikushtetuese të presidentit.

Merreni me mend, kemi bërë një reformë drejtësie për të hequr interesat e politikës dhe pazaret e politikës nga procesi i emërimeve. Kemi ngritur një institucion të posacëm, të pavarur, KED, i cili është institucioni i vetëm që ka detyrimin të udhëheqë procesin dhe t’i vendosë përpara presidentit dhe kuvendit listat e kandidaturave sipas mekanizmave të mirëpërcaktuar dhe sipas radhës për të zgjedhur. Nuk ka interpretime të mundshme për këtë proces. Nuk mund të komentojmë marrëzitë e Ilir Metës, por na ka rënë ky taksirat”, u shpreh Rama në foltoren e Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here