Meta vihet në alarm, akuzon ambasadorët se e kanë mendjen te xhepi, vjen reagimi i fortë i Ramës: E ka kthyer Presidencën në frëngji ku sulmon nga të 4 anët, nuk kursen as SHBA dhe BE

0
358

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer dje në sulme dhe akuza në adresë të ndërkombëtarëve. Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion”.

Me tona të ashpra Meta akuzoi ndërkombëtarët se kanë shkelur statusin diplomatik dhe se e kanë mendjen tek pazaret dhe xhepi i tyre. Sipas tij, reforma në drejtësi ka rënë dhe se ajo tanimë quhet “Ramareformë”. “Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit. Reforma në drejtësi është Ramareformë”, tha ai.

Pas këtyre deklaratave të forta ditën e sotme në seancën e jashtëzakonshme kryeministri Edi Rama në fjalën e tij iu ka përgjigjur Metës, ku thekson se e ka vënë vendin në një situatë të turpshme përballë partnerëve strategjikë e të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE, ndërkohe që Presidencën e ka kthyer në një frengji, prej nga sulmon nga të katër anët.

Edhe njëherë tjetër përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës, por mes Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si Kuvendi me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidentit në një frëngji prej ku sulom nga të katër anët, duke qenë ne këtu, 100% jo 99% në të njëjtën linjë me SHBA, BE. Dhe pastaj është e lehtë të kuptohet pse si cdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palekundur dhe të pandyshueshëm të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jokomode për të thënë më të paktën dhe të turpshme për ta thënë me të gjitha fjalët deri në fund. Sepse insinuon haptas se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë që në ditën e parë të procesit të Reformës në Drejtësi promotore dhe mbështetëse të kësaj reformë akuzohen si të korruptuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here