Seks me të panjohur, njihuni me këtë vend të çuditshëm dhe sekret që po i çmend të gjithë të rinjtë

0
304

Në Indonezi ndodhet një vend shumë i çuditshëm. Ai është një nga vendet sekrete më të dhe më i fshehur në Indonezi. Në vendin me përqindjen më të lartë të myslimanëve në botë, mijëra pelegrinë udhëtojnë për në Gunung Kemukus

I vendosur në qendër të ishullit Java, ky vend tërheq qindra njerëz që shkojnë në këtë kodër për t’u lutur dhe për të bërë seks me të panjohur, si pjesë e një rituali fetar që ka për qëllim ndjelljen e fatit të mirë.
Për të gërmmuar nëpër sekretet e “Malit të Seksit” ka menduar Patrick Abboud, gazetari televiziv SBS, i cili ka qenë në mal dy javë për të depërtuar në kultin e pazakontë.

Rregulli është se ju duhet të shkoni në mal çdo 35 ditë dhe duhet të keni marrëdhënie seksuale shtatë herë rresht në mënyrë që rituali të quhet i përfunduar. Sipas një vlerësimi, më shumë se 8 mijë njerëz, kryesisht indonezian marrin pjesë në këtë maratonë seksi.

Rituali javanez i ka rrënjët në shekullin e 16, ku sipas gojëdhënave një princ i ri indonezian ra në dashuri me njerkën e tij dhe ata vendosën të largoheshin në mal për të bërë dashuri. Por një natë, pikërisht kur ata ishin duke bërë seks, u kapën, u vranë dhe u varrosën.

“Atje ku u varrosën trupat e tyre tani është vend i shenjtë – shpjegon gazetari Abboud. “Që atëherë besohet se kushdo që mund të kryejë aktin seksual shtatë herë do të ketë fat të mirë, ndryshe nga dy të dashuruarit fatkeq”.

Mbijetesa e “Malit të Seksit” në një vend ku feja e ndalon seksin jashtë martese është shumë e çuditshme. Por tani kjo gjë është bërë kaq popullore sa pushteti lokal e ka kthyer këtë rit në një lloj tërheqjeje turistike, duke bërë që shitësit e rrugës dhe artistët e rrugës të akomodohen duke jetuar në mënyrë të përhershme në mal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here