Soreca tregon si mund të marrë fund ngërçi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Konflikti duhet të zgjidhet në…

0
318

“E gjitha që duhet të bëjë Shqipëria është zbatimi i reformës në drejtësi”, kështu u përgjigj ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, teksa u pyet se si mund të zgjidhet konflikti mes Presidentit dhe Kryeministrit për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Soreca u shpreh se ky konflikt duhet të zgjidhet në zbatim të ligjit, ndërsa theksoi se është këtu për të dhënë kontributin e tij.

“Është e rëndësishme që ky konflikt duhet të zgjidhet në zbatim të ligjit dhe të gjitha institucionet shqiptare duhet të bëhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhjen për këtë konflikt. Jemi këtu për të dhënë asistencë teknike dhe në të njëjtën kohë e kemi të qartë rëndësinë e implementimit të reformës në sistemin e drejtësisë. E gjitha që duhet të bëjë Shqipëria është zbatimi i reformës në drejtësi”, tha Soreca.

Deklaratat e tij ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i bëri ndërsa ishte prezent në hapjen e Shkollës së Integrimit Europian, në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here