SHBA këmben të burgosurit me Talibanët, lirohen pengjet amerikane të mbajtur prej 2016

0
315

Dy pengje perëndimore u liruan nga paraburgimi taliban, në këmbim të lirimit të tre të burgosurve talibanë nga Qeveria e Afganistanit. Amerikani Keven King dhe australiani Timothy Weeks u liruan në qarkun Navbahar, të provincës Zabul – një rajon që kontrollohet kryesisht nga talibanët. Të dy ata, profesorë në Universitetin Amerikan të Afganistanit, janë rrëmbyer nga talibanët në gusht të vitit 2016.

Pak orë para lirimit të tyre u raportua edhe për lirimin e tre komandantëve të lartë talibanë, që mbaheshin nga autoritetet afgane. Një javë më parë, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u pajtua për lirimin e tre talibanëve në këmbim të dy pengjeve perëndimore, duke shfaqur shpresën se një gjë e tillë mund t’iu hapë derën bisedimeve për paqe me talibanët. Këta të fundit, deri më tash, kanë refuzuar të bisedojnë me Qeverinë në Kabul, duke e konsideruar atë si “kukull” të Perëndimit. Lufta në Afganistan ka nisur që 18 vjet, kur SHBA ka ndërhyrë për të rrëzuar regjimin taliban nga pushteti.Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një seri bisedimesh me përfaqësuesit e talibanëve në Katar, gjatë viteve të fundit, por ato janë ndërprerë, pa sjellë ndonjë rezultat të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here