Precedentët e Venecias fundosin presidentin, ja opinionet që kanë dhënë ekspertët për betimet në Kirgistan dhe Gjeorgji

0
41

Zbardhen arsyet se përse presidenti Ilir Meta e kundërshton dhënien e një opinioni nga Komisioni i Venecias për konfliktin e Gjykatës Kushtetuese. Ambasadat kanë ëkrur qëtë shkohet drejt KiE, por Meta këmbëngul se është në zbatim të Kushtetutës. Por arsyeja duketse ëhstë tjetër kund. Këshilltarët e Metës e dinë se shkuarja atje do i jepte fund alibive. Venecia ka 2 precedentë të mëparshëm. Probleme të ngjashme të kësaj natyre ka pasur edhe Republika e Kirgistanit, duke iu drejtuar pak kohë më parë për një opinion Komisionit të Venecias. Ekspertët e Venecias në këtë opinion mbërrin në përfundimin se emërimi gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjë e cila i jep presidentit liri veprimi, është shumë problematike nga këndvështrimi i ndarjes së fuqisë dhe të siguruarit efektiv të kontrollit dhe ekuilibrave. Ndërsa për mënyrën e zgjedhjes nga presidenti të anëtarëve të gjykatës kushtuese thuhet se zgjedhje e dy kandidatëve që na rastin tonë i bie nga Kuvendi dhe Gjykata e Lartë mund të baht direkt dhe pa qenë nevojë që ata të betohen tek kreu i shtetit. “Artikulli 12, dikton që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, caktohen me vendim të presidentit. Paçka se kjo është një fuqi urdhëruese, ky rregull mbart edhe rrezikun që presidenti mund t’ia ndalojë kandidatëve të zgjedhur nga dy organe të tjera përmbushjen e mandatit të tyre në detyrë. Si për shembull duke i sfiduar meritat. Për rrjedhojë zgjedhja e kandidatëve nga dy organet e tjera duhet të pasohet direkt nga bërja e betimit, pa qenë nevoja për një vendim të presidentit”, thuhet në opinion. Nga ana tjetër, Komisioni Venecia në lidhje me betimin e gjyqtarëve kushtetues si në rastin e zonjës Vorpsi, thotë se anëtari mund ta bëjë betimin tek organi që i zgjedh. “Artikulli 14 thotë se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese betohen përpara presidentit të republikës. Kjo gjithashtu i jep mundësi presidentit për të ndaluar vonesat në marrjen e detyrës të anëtarëve të gjykatës. Në mënyrë alternative kandidatët mund ta bëjnë betimin përpara organit që i zgjedh ata”, thuhet në opinion. Ndërkohë, po për çështjen se ku duhet të betohet një gjyqtarë kushtetues komisioni Venecias në vitin 2016 ka dhënë një opinion për ndryshimet në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese të Gjeorgjisë. “Komisioni rekomandoi se duhet të ketë një mekanizëm zhbllokues për sa i përket bërjes së betimit. Komisioni përshëndet faktin që ky problem tashmë është i zgjidhur me pranimin e betimit përpara vetë gjykatës”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Leave a Reply