Drafti i PS ‘anashkalon’ presidentin, reagon për herë të parë Ilir Meta: Kushdo që i orkestron këto…

0
344

Teksa Presidenti Ilir Meta dha sqarimet e tij për kallëzimin e Ardian Dvoranit, Partia Socialiste ka propozuar disa ndryshime ligjore për betimin e anëtarëve të organeve të gjyqësorit, me një fokus të veçantë tek betimi i anëtarëve të Kushtetues, nisur nga përplasjet e fundit me presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit refuzoi të organizojë ceremoni betimi për Arta Vorpsin të votuarën nga Kuvendi për një post në këtë gjykatë.

I pyetur nga kjo lëvizje e socialistëve, Meta tha se nuk provokohet. Ai tha se do të jetë gjithmonë garant i Kushtetutës.

Meta tha:

“Kushdo që i orkestron këto, presidenti Meta nuk provokohet. Presidenti do të jetë garant i Kushtetutës. I ftoj të gjithë përballojnë pasojat e tërmetit në mënyrë më të përgjegjshme.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here