Itali, sekuestrohet gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari

0
323

Autoritetet italiane në Brindisi kanë sekuestruar një gomone me 334 kg lende narkotike, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, ende i paidentifikuar. Operacioni është kryer në brigjet e Brindizit, ku Guardia di Finanza ndaloi mjetin lundrues, brenda të cilit u gjetën 186 pako me lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane, policia bëi një kontroll të detajuar të mjetit, pas deklaratave kontrakditore të shtetasit shqiptar. Pas kontrollit në bordin e gomones u gjetën 186 pako, brenda të cilave kishte 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash.

Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg do të kapte vleren e  4 milionë eurove. Gomonia 5 metër e gjatë dhe me një motor të fuqishëm që përdorej për trafik droge u konfiskua, ndërsa në pranga u vu shtetasi shqiptar, i cili do të perballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here