Meta 1 orë dëshmi, reagon Presidenti për provat e Dvoranit dhe lëshon thirrjen ndaj Prokurorisë së Tiranës

0
288

Presidenta Meta sapo ka dalë nga Prokuroria pas marrjes në pyetje për çështjen shumë të nxehtë, atë të kreut të KED, Ardian Dvoranit.

Meta në një prononcim për shtyp deklaroi se Prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj, pasi ka prova të mjaftueshme që i kam dorëzuar për të faktuar kallëzimin e Dvoranit.

“Dëshmova ndaj shtetasit Ardian Dvorani, për dy vepra të qarta penale, të përmbushura me dashje plotësisht prej tij, të shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të kompetencë së titullit shtetëror.

Besoj se kemi dhënë sqarime plotësues enë vijim të gjitha provave që kemi dorëzuar bashkë me kallëzimin penal. Rasti është tmerrësisht flagrant. Unë shpreson që prokuroria të mos jete nën presion politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim.

Besoj se kjo është një provë e madhe për të ardhmen e reformë në drejtësi. Mund t’ju them se Kushtetuta e thotë shumë qartë, se kushtetua është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë përveç rasteve kur kushtetuesja përcakton ndryshe.

Këtë radhë bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, integriteti i së cilës është mbarëkombëtar, që garanton dhe mbron sovranitetin e popullit shqiptar dhe interesi kombëtar dhe në këtë drejtim dua të siguroj edhe njëherë qytetarët shqiptarët se presidenti i tyre ka zbatuar një për një dispozitat kushtetuese.

Të gjitha provat deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasin Ardian Dvorani. Ne nuk bëjmë presione, megjithëse çështja është më se e qartë tani, prokuroria ka pasur edhe çështje të tjera të rëndësishme, por kësaj çështje askush nuk mund ti shmanget por ne do të jemi të duruar dhe dhe të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë sepse ky është një rast tepër flagrant”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here