Prokuroria kërkon 1 vit e gjysmë burg për Ervin Salianjin, reagon menjëherë ish deputeti dhe hedh akuza të forta ndaj institucionit: U bë pjesë e llumit

0
284

Prokuroria jep pretencën për të akuzuarit, kërkon 1 vit e gjysmë burg për Ervin Salianjin. Me anë të një prononcimi për mediat, ish deputeti ka reaguar për vendimin e dhënë ditën e sotme nga Prokuroria kërkoj 1 vit e gjysëm burg që për Salianjin dhe Olldashin u kërkua pezullimi i dënimit me burg dhe shlyerje e dënimit me 3 vite shërbim prove.

Ish deputeti u shpreh se sulmet janë tërësisht politike dhe Prokuroria u bë pjesë me llumin. 

“Nuk i druhem fare e kam thënë në fillim. Shpesh në gjykatë jam bërë si ju, korrespondent si ju.  Janë sulme tërësisht politike nuk pati fakt prove të re. Pati vetëm një devijim. Prokuroria në këtë rast bëhet pjesë me llumin. Prokuroria lexoi fiks atë që tha kryeministri e avokati i Xhafajt.

Edhe sot pala e xhafajt kishte të njëjtin qëndrim. Prokuroria politike nuk mori asnjë provë nga ato që kemi dorëzuar. Sot nuk u kërkua dënimi im, ai është kërkuar që kur kam bërë publike cështjen. Askush nuk do ia dalë as të më mposhtë as të më frikësojë apo të izolojë.” u shpreh Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here