Shtohen telashet për Trump, demokratët ngrenë dy padi formale kundër presidentit të SHBA

0
310

Komisioni demokrat i hetimit për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur dje formalisht akuzat e zbuluara nga hetimet, tekstualisht abuzim me detyrën dhe pengim të punës së Kongresit. Lëvizja bën që Trump të bëhet presidenti i tretë i SHBA për përfshihet në hetim zyrtar shkarkimi nga posti. Kryetarja e dhomës së ulët të Kongresit, Nancy Pelosi dhe krerët e komiteteve theksuan arsyet e votës historike për procesin. “Duhet të tregohemi të qartë, askush nuk është mbi ligjin, as dhe presidenti”, tha Jerry Nadler, kreu i Komitetit Gjyqësor. Neni i parë kundër Trump ishte abuzim me pushtetin duke favorizuar shqetësimet e tij politike mbi interesat kombëtare të SHBA, kurse i dyti argumenton se Trump ka penguar Kongresin në tentativat e tij për ta hetuar. Çështja përqendrohet rreth skandalit të disa muajve më parë kur Trump u përpoq të ndalojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën duke e kushtëzuar atë me hetim të biznesit të demokratit Joe Biden. “Presidenti ynë zotëron besimin e plotë të publikut dhe kur ai e tradhton atë duke vënë veten para vendit, kjo rrezikon kushtetutën, demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare”, tha Nadler. Ai shtoi më tej se demokratët po e marrin shumë seriozisht këtë dhe paralajmëroi se Trump ka dëmtuar “integritetin e zgjedhjeve të ardhshme” duke shkelur “betimin e tij ndaj popullit amerikan”.

Trump mohon akuzat

Presidenti Trump ka mohuar shkeljet e shpallura nga demokratët dhe pas njoftimit komentoi në llogarinë e tij me shkronja të mëdha “Gjueti shtrigash”. Demokratët kishin analizuar ngritjen e katër padive duke përfshirë dhe pengimin e drejtësisë gjatë hetimeve të prokurorit special Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, por zgjodhën të mos e bënin. Kongresmeni Eliot Engel, kryetar i një prej komiteteve të hetimit tha se demokratët nuk i përfshinë materialet e hetimeve të Mueller. “Ishte çështje gjykimi. Ndjesia e përgjithshme ishte se akuzat ishin më të forta me dy padi, pasi nëse ngrihej dhe pengimi i drejtësisë mund të hapte shumë gjëra dhe kjo vinte në përdorim hile të tjera. Konsensusi ishte që të mbaheshim me dy akuza të forta dhe të mos shpërndaheshim shumë,” tha Engel për CNN.

Presidenti i tretë që paditet

Kjo do të thotë se deri në fund të javës Donald Trump bëhet presidenti i tretë në SHBA që hyn në hetime shkarkimi nga posti. Në të dy rastet e para presidentët i kanë mbijetuar këtij procesi, si Andrew Johnson në 1868, ashtu dhe Bill Clinton në 1999. Një proces do të ngrihej dhe kundër Richard Nixon për skandalin e Watergate në 1974, por ai dha dorëheqjen para padisë. Ky zhvillim vjen pasi Komisioni i Ligjeve përmbylli të hënën dëgjesat me një deklaratë të Kryetarit Jerrold Nadler, i cili tha se përpjekjet e Presidentit Trump “të bëjë hile për t’i fituar zgjedhjet” përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare. “Mendoj se kemi arritur në disa konkluzione të përbashkëta”, u tha gazetarëve Elliot Engel. Shtëpia e Bardhë tha se, demokratëve duhet t’iu vijë turp. Nëse Dhoma e Përfaqësuesve e miraton listën e akuzave në Senat, ku shumicën e kanë republikanët, atëherë zhvillohet një gjyq. Në këtë rast, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve luajnë rolin e prokurorëve dhe senatorët rolin e jurisë. Kreu i Gjykatës së Lartë kryeson gjyqin. Presidenti lejohet të ketë në gjyq avokatë mbrojtës, të cilët thërrasin dëshmitarë dhe kërkojnë dokumente. Ne ragimin e tij, Presidenti Trump tha e nëse Dhoma e Përfaqësuesve vendos të miratojë akuzat për shkarkimin e tij, ajo duhet ta bëjë këtë tani dhe sa më shpejt, në mënyrë që çështja t’i kalojë senatit dhe vendi t’i kthehet punës. Ai tha se një vendim i tillë i demokratëve nënkupton që presidentët e ardhshëm do të përballen në mënyrë te perseritur me kërcënime për shkarkim nga ligjvënësit.

Andi Lamko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here