Haxhiu konfirmon ofertën për LDK: Vendimi për kryeparlamentarin i pakthyeshëm, opsion zgjedhjet

0
287

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se çështja e kryeparlamentarit është e mbyllur dhe se opsioni i vetëm nëse nuk bëhet koalicioni me LDK janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Haxhiu në një deklaratë ka konfirmuar ofertën e re për LDK, por nuk ka dhënë detaje.

“Nuk ka thënë asnjëherë LDK që kryetari i Kuvendit i takon atyre, përkundrazi, ne kemi thënë që për hir të bashkëpunimit mund ta diskutojmë që propozimin ta vëmë nga radhët e LDK. Por, LDK e deshi edhe kryetarin e Kuvendit edhe presidentin, kur erdhëm në këtë situatë insistimi i LDK për presidentin dhe gjithçka ndryshoi dhe nuk kishte marrëveshje. Ne propozuam kryetarin e Kuvendit, por nëse nuk do ta votonte ai nuk do të kalonte. Ne vepruam në përputhje me kërkesat që ata i kishin. Nuk i kanë kushtuar rëndësi në takime pozitës së kryetarit, por pasi u zgjodh u bë problem. Vendimi i 75 deputetëve është i pakthyeshëm. Nëse ata pranojnë ofertën tonë gjithçka do të ishte më e lehtë”, tha ajo.

Haxhiu ka pranuar ofertën e re për LDK, po që nuk ka dashur ta komentojë, por thotë se pas ofertës LDK-ja duhet ta thërras Këshillin Drejtues e ta shqyrtojë ofertën e më pas ta ftojë liderin tonë për takim, i cili duhet të ndodhë sa më shpejt.

Për prolongimin e arritjes së marrëveshjes, Haxhiu po e lë fajtore LDK-në, për të cilën thotë se në vazhdimësi parashtronte kërkesa të ndryshme, gjë e cila ka vonuar edhe procesin për një koalicion të mundshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here