Çfarë ndodhi? Nis “furtuna” në Lushnje, shkarkohet Shefi i Komisariatit, zbardhen emërimet e reja

0
331

Vrasjet e bujshme të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Lushnjes kanë sjellë zëvendësimin e tre shefave të policisë së komisariatit.

Në vend të shefit të komisariatit Elton Papa është emëruar Ardian Matani, shefi i krimeve Ervin Myzeqari është zëvendësuar me Klodian Jasharin, shefi i rendit Kastriot Stafhasani është zëvendësuar nga Julian Çela.

Kujtojë se në tetor të vitit të shkuar u ekzekutua në lokalin e tij Besmir Hida, 35 vjeç.

Po ashtu, në 14 dhjetor u ekzekutua sërish në lokalin e tij Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit i dënuar me burgim të përjetshëm si pjesëtar i bandës së Lushnjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here