Vjen një lajm i mirë, kush do përjashtohet nga taksa e banesës dhe si të aplikoni për përfitimin, ja dokumentat që duhet të keni me vete

0
267

Në një postim në rrjetin social ka reaguar me anë të një njoftimi, Ujësjellës-Kanalizimi i Tiranës, ku sqaron procedurat që duhet të ndjekin për kryefamiljarët pensionistë që bëhet me dije që do përjashtohen nga taksa e ndërtesës.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë pensionistët kryefamiljarë, të cilët përjashtohen nga kjo taksë, më poshtë qytetarët do njihen edhe me doklumentacionet që duhet të dorëzojnë. 

Sipas UKT, referuar nenit 22 pika 6 e Ligjit nr.9632, date 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë si vijon:

– pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale
– ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre

– ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetëm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë
– ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

Ndaj për t’u përjashtuar nga taksa, pensionisti duhet të aplikojë pranë njësisë përkatëse administrative, duke paraqitur:

1. Librezë uji ose Faturë uji
2. ID (Kartë Identiteti)
3. Librezë pensioni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here