Dosja e shumëpërfolur ‘Toyota Yaris’, Gjykata merr vendimin që nuk pritej për 6 të arrestuarit

    0
    279

    Gjykata e Tiranës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për 6 të dyshuarit për 3.4 milion euro. Mësohet se Gjykata ka vendosur “Detyrim Paraqitje” për Elvis dhe Alfred Vladin, Alban Mollaymeri, Agim Çekaj dhe Klevi Cani dhe Edi Lika.

    6 të dyshuarit akuzohen për mosdeklarim të parave në kufi.

    Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit , janë sekuestruar 3.4 milionë e 470 mijë euro cash, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.

    Policia arrestoi 4 persona ndërsa u shpallën në kërkim dy të rinj nga Peshkopia, por me banim në Tiranë, të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.

    Policia arrestoi në flagrancë shtetasit:

    Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;

    Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

    Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;

    Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

    Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

    A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;

    E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

    U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

    3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;

    80,000 franga zvicerane.

    10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.

    1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;

    1 radio policie;

    7 telefona celularë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here