Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Ralf Gjoni depoziton në Kuvend propozimin e firmosur nga 50,000 shqiptarë

0
274

Është depozituar ditën e sotme në Kuvend projektligji dhe relacioni shoqërues hartuar nga Nisma Thurje dhe i firmosur nga 50,000 qytetarë shqiptarë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Deputeti, Ralf Gjoni i cili ka firmosur këtë relacion thotë se ka ardhur koha që parlamenti t’i kthehet qytetarëve. Bashkëngjitur relacionit, Gjoni shkruan se beteja që opozita parlamentare ka bërë ka qenë vetëm në funksion të kësaj kauze kombëtare. “Sot, në cilësinë e Deputetit, kam firmosur dhe depozituar zyrtarisht pranë Kuvendit të Shqipërisë projektligjin dhe relacionin shoqërues hartuar nga Nisma Thurje i cili mbështetet nga më shumë se 50,000 qytetarë shqiptarë për ndryshimin e sistemit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë në proporcional kombëtar me lista të hapura. Ky akt, e shndërron këtë propozim automatikisht në një nismë ligjore e cila tani do të duhet të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Përgjatë atë gjithë angazhimit tim politik kam besuar se deputeti duhet të përfaqësojë qytetarët dhe sot me rezulton se shumica e qytetarëve shqiptarë kërkojnë të votojnë deputetin që duan të shohin në parlament. Ka ardhur koha që monopoli i bajraktarëve ndaj listave zgjedhore të marrë fund. Ka ardhur koha që parlamenti t’i kthehet qytetarëve. Ndaj dhe beteja jonë gjatë gjithë vitit të kaluar në Kuvend ka qenë vetëm në funksion të kësaj kauze madhore kombëtare. Ky ndryshim ligjor e realizon këtë aspiratë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here