“Skandaloze”, ministrja Gjonaj reagon ashpër për lirimin e Endrit Dokles dhe merr vendimin drastik ndaj gjyqtares: Të nisin menjëherë hetimet!

0
253

Pas lirimit nga burgu i Endrit Dokles, anëtar i bandës së Durrësit, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Pasi u shpreh se lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është kambanë alarmi, Gjonaj bëri me dijeni se është pezulluar pas lirimit të të dënuarit, drejtori i Shërbimit të provës në Krujë. Nga ana tjetër, Gjonaj dënoi rëndë vendimin e gjyqtares Enkeleda Hoxhës.

Ministrja tha se kishte përcjellë informacione gjatë fazës së dyshimit, ku paralajmëronte lirimin e Dokles.

”Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm, kambanë alarmi. Lirimi i Dokles, vendim skandaloz i gjyqtares Enkeleda Hoxha. Për gjyqtaren Enkeleda Hoxha i jemi drejtuar KLD-së që në janar 2018. Enkeleda Hoxha ka liruar edhe Genc Tafilin. Më 15 janar urdhërova shkarkim të menjëhershëm nga detyra të gjyqtares Hoxha. I jam drejtuar Prokurorisë të nisë hetimet për gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Janë marrë masa administrative, shkarkohet drejtori i Shërbimit të Provës Krujë. Kuvendi shpresoj të miratojë me urgjencë paketën anti-KÇK. Disa gjyqtarë e dinë që s’do kalojnë Vetting-un dhe veprojnë për interesa personale.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here