“SPAK nuk përballon dot kallëzimet”, Arben Kraja kërkesë urgjente KLP, kërkon të tjera përforcime

0
367

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i është drejtuar pak kohë më parë Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një shkresë përmes së cilës i kërkon këtij të fundit komandimin e dy prokurorëve të tjerë për këtë strukturë. Sipas Krajës ka një numër të konsiderueshëm kallëzimesh në SPAK, të cilat nuk mund të përballohen nga 10 prokurorët që ka në dispozicion Prokuroria e Posaçme.

Pavarësisht se që prej mbërritjes së kësaj shkrese në KLP, kjo e fundit ka zhvilluar dy seanca plenare, nuk e ka përfshirë në asnjërën prej pikave të rendit të ditës. Nuk dihen arsyet pse KLP nuk ka futur në shqyrtim këtë kërkesë të Krajës.

Pak javë më parë KLP ka komanduar në SPAK dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, me kërkesë të Krajës, duke e çuar në 10 numrin e prokurorëve të strukturës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here