U përleshën me grabitësit dhe u plagosën, kjo është vila e çiftit ku ndodhi ngjarja në Tiranë. Kishte sistem alarmi por…

0
254

Mësohet se në shtëpi ka sistem alarmi i cili aktivizohet pas orës 10:30 kur ndërrohen turnet për këtë arsye grabitësit e kanë pasur më të lehtë të hyjnë rreth orës 21:40 kohë kur sipas policisë ka ndodhur edhe ngjarja.

Çifti me origjinë nga Skrapari, prej vitit 1995 jeton në Tiranë kur ushtrojnë biznesin e tyre për prodhimin e bukës. Dy bashkëshortët janë përleshur me grabitësit që kanë qenë dy dhe janë plagosur prej tyre në pjesën e poshtme të trupit.

Petrit Laze po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi është në gjendje më të rëndë, ndërsa e shoqja, Afërdita po i nënshtrohet ekzaminimeve.
Dëshmitare e ngjarjes ka qenë edhe vajza e tyre 17-vjeçare, e cila fatmirësisht nuk është prekur.

Dyshohet se autorët kanë pasur informacion se nuk do të kishte njerëz në banesë, por u diktuan më pas nga të zotët e shtëpisë. Po kështu burimet thanë se një nga grabitësit mund të jetë i afërm me çiftin Laze, pasi ata të dielave udhëtonin jashtë qytetit dhe autorët dinin mirë ku të kontrollonin për paratë apo sendet me vlerë në banesë.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të banesës dhe objekteve të tjera pranë për të siguruar prova që mund të çojnë në kapjen e autorëve. Ndërkohë janë disa persona të shoqëruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here