Ndryshimet e fundit në treg, ja futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares

0
266

Lojtarët e përfaqësueses tonë po synojnë në këtë merkato dimri të përmbushin objektivat e tyre, bëhet fjalë për ata lojtarë që nuk kanë ende një skuadër apo që dëshirojnë cilësi më të lartë në një klub më elitar, ndërkohë që të tjerët po bëjnë punë intensive për të qenë në një nivel të lartë në rang individual apo dhe me skuadrat e tyre respektive. Duhet theksuar se përfaqësuesja jonë nuk ka lojtarë që luajnë me skuadra të nivelit të lartë europian, por ka futbollistë që luajnë në top-kampionatet europiane, sidomos në Serie A, kështu që marrin interesim maksimal nga klubet e ndryshme.

Hysaj, mund të rikthehet në majë

Vitet e fundit, lojtari më i shtrenjtë i përfaqësueses tonë ishte Elseid Hysaj, madje vlera e kartonit të tij u çmua nga Napoli plot 50 mln euro, por deri më sot asnjë skuadër nuk e ka ofruar këtë shifër për mbrojtësin e djathtë kuqezi. madje kohët e fundit, si pasojë e qëndrimit të gjatë si zëvendësues tek Napoli i Ançelotit, Hysaj ka rënë ndjeshëm në të gjitha statistikat, qoftë ato të minutazhit në këmbë e qoftë në aspektin financiar, por ai vijon të jetë në top-5 lojtarët më të shtrenjtë të kombëtares kuqezi. nëse ai do t’ia dalë të kalojë ngërçin e krijuar tek Napoli dhe merr minutat e duhura nën drejtimin e trajnerit Rino Gatuzo, atëherë mbrojtësi shkodran do të kthehet dhe një herë në majë si një prej futbollistëve më të shtrenjtë të kombëtares kuqezi. Duhet thënë se vlerat e tjera të lojtarëve shqiptarë në “transfermarkt” janë të ulëta, por llogaritë mund të bëhen duke pasur parasysh cilësinë, progresin në lojë, mundësinë e transferimeve në merkato etj. Prandaj vlera e tyre reale është shumë më e madhe.

Strakosha, për momentin lider

Edhe pse Hysaj ka qenë lojtari më i shtrenjtë për një periudhë të gjatë, Tomas Strakosha ëhstë momentalisht lojtari më i shtrenjtë i kuqezinjve. Ai vlen sipas “transfermarkt” 25 mln euro. Por analistët në Itali besojnë se Strakosha, nëse shitet nesër nga Lacio, mund të kapë shifon e 35 mln eurove, pasi ka krijuar eksperiencë, ka ol lideri, është përmirësuar mjaft dhe mund të luajë me ënjë skuadër shumë të madhe. Për momentin është më i miri nga kuqezinjtë.

Kumbulla, fenomeni i së ardhmes

Padyshim, vëmendjen në këtë moment e marrin dy futbollistë të rinj të repartit të prapavijës, portieri Tomas Strakosha, i cili po bën një sezon fantastik me Lacion, ku është shndërruar në lider, si dhe Marash Kumbulla, mbrojtësi 19-vjeçar i Veronës që ka krijuar profilin e një futbollisti mjaft të kërkuar nga klubet elitare italiane dhe jo vetëm. Kumbulla nuk ka vlerën e madhe në treg për momentin, por nga analistët italianë shihet si një prej më të mirëve në qarkullim dhe vetë Xhani de Biazi e ka cilësuar me të ardhme të ndritur. Për Kumbullën nuk flitet ndonjë shifër e madhe për momentin, nisur dhe nga mosha e tij fare e re, por djaloshi shqiptar ka tërhequr aq shumë vëmendje sa mediat italiane thonë që Interi dhe Lacio janë futur në garë për të pasi duan ta shesin në vitet në vijim të paktën 30 mln euro, në varësi të ecurisë së tij me skuadrat e tyre. Megjithatë, djaloshi është ende i Hellas Veronës dhe pavarësisht kërkesave të shumta nga klubet elitare, ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje paraprake. Thuhet që për të është futur në garë edhe Igli Tare, që shpreson ta bindë të veshë fanellën e Lacios. Megjithatë, djaloshi duket më i interesuar të veshë bluzën zikaltër të Interit, si skuadër më e njohur në Itali dhe në Europë. Lojtarë të tjerë kuqezinj që kanë premisa në vitet në vijim të kapin shifra të larta janë Veseli, Bare, Manaj, Ismajli etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here