Habit princi i Anglisë: Kur të bëhem mbret nuk do jem aq budalla sa të bëj këtë

0
559

Një dokumentar për Princin e Uellsit në ditëlindjen e tij të 70-të është publikuar së fundmi nga BBC.Për herë të parë Princi Charles ka folur për të ardhmen e tij si mbret, ndonëse vite më parë është shprehur se do t’ia kalojë direkt kurorën djalit të tij të madh.

Charles, i cili nuk është se gëzon ndonjë simpati të madhe nga publiku, sidomos pas ndarjes së tij me Princeshë Dianën dhe martesën me dashurinë e jetës së tij Camilla, ka treguar planet e tij për kohën kur do të bëhet mbret.
Ai ka thënë se nuk do të ndërhyjë shumë në çështjet polemizuese publike, pasi nuk është aq “budalla”.
Ai ka bërë fushatë për çështje të tilla si mjedisi për dekada me radhë, por sipas tij nuk do të jetë më shumë kur të jetë një monark.
Charles tha se do të duhej të vepronte brenda “parametrave kushtetues”, por nuk do të ndërhynte nëpër fushata zgjedhore.
Por, Princi Charles ka lobuar për një seri çështjesh, gjë që është parë në një seri letrash mes tij dhe ministrave qeveritarë. Në vitin 1976, ai denoncoi një zgjerim të planifikuar të Galerisë Kombëtare në Londër, duke e quajtur atë një ndërtesë monstruoze përballë të tjerave, elegante dhe të pëlqyera. Projekti asokohe u hodh poshtë.
Trashëgimtari i fronit tha:
“Unë e kuptoj se është diçka tjetër të jesh mbret, ndaj sigurisht unë do të di t’i ndaj gjërat dhe nuk do të vazhdoj me fushatat publike. Sigurisht që nuk jam kaq budalla. Nëse është për t’u shqetësuar për brendësinë e qytetit ashtu si bëra 40 vjet më parë, e nëse kjo konsiderohet si ndërhyrje atëherë unë jam krenar për këtë”.
Megjithatë pak gjasa ka që Princi Charles të bëhet mbret, pasi ai mund ta marrë fronin vetëm pas vdekjes së nënës së tij. Dhe kjo me shumë gjasa do edhe disa vite e për këtë arsye froni mund t’i kalojë direkt Princ Williamit.
Nicholas Witchell, korrespondentja mbretërore e BBC ka treguar se Princi i Uellsit e ka kaluar gjithë jetën e tij duke u përpjekur të bëjë një ndryshim në të gjitha çështjet ku është angazhuar si mjedisi, arkitektura, arsimi, mjekësia etj.
Në disa raste, ka shkaktuar acarim brenda departamenteve qeveritare, të cilat i janë përgjigjur shkrimeve të tij gjithmonë me mirësjellje, por shpesh këmbëngulëse, një çështje që ka ardhur në vëmendjen e princit.
Në dokumentar ndër të tjera thuhet:
Ata që e njohin atë, kanë thënë se pavarësisht të gjithave ai e kupton që si mbret do të duhet të ndalojë fushatat e tij. Princ Charles ka qenë gjithnjë i ndaluar për t’i thënë gjërat publikisht për shkak se  çdo deklaratë mund të ndikonte tek reputacioni i nënës së tij.
Megjithatë, tani që Mbretëresha ka mbushur 93 vjeç dhe Princi feston ditëlindjen e tij të 70-të ai e ka pranuar se ndërhyrjet në çështjet e debatit publik do të ndalen sapo të bëhet mbret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here