“Kam 6 klasë shkollë dhe nuk dua probleme”, publikohet pohimi shokues i CR7 nga Madridi (Video)

0
413

Në shtatorin e vitit 2017, Cristiano Ronaldo u përball në gjyq, me akuzën për evazion fiskal, ku u mendua se fshehu rreth 15 milionë euro. Më 31 gusht 2017 u paraqit edhe para gjykatës, ku insistoi në pafajësinë e tij.Gjatë gjykimit Ronaldo kishte thënë se këto probleme nuk i kishte pasur asnjëherë në Angli: “Kurrë nuk kam pasur probleme të tilla në Angli.” Pavarësisht frustrimit të tij me gjykatën spanjolle, Ronaldo në fund vendosi të qëndronte te Real Madrid edhe për një vit, për t’u transferuar vjet te Juventus. Por ajo që habiti më shumë asokohe ishte deklarata jo pak shokuese: “I kam paguar taksat në vitin 2014. Kam vetëm 6 klasë shkollë, ajo që di të bëj është të luaj futboll. Nëse më duhet të paguaj më shumë, jam gati të paguaj më shumë që të mos kem probleme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here