Boeing prezanton konceptin e avionit ultra-të hollë që redukton djegien me 60%

0
480

Grupi amerikan i aviacionit Boeing ka prezantuar version e konceptit për një avion super të hollë që redukton ndjeshëm konsumin e karburantit prej krahëve të tij super të lehta. Avioni ka një hapje gjigante krahësh prej 52 metra dhe lidhet nga poshtë me një trekëndësh  të ngjashëm me biplanët e kohëve të hershme të aviacionit. Koncepti është studiuar prej një dekade nga NASA dhe u prezantua në një konferencë aeronautike në San Diego. Boeing tha se struktura e tij do i lejojë të fluturojë me shpejtësi prej 965 km dhe do të reduktojë djegien e karburantit me 60 për qind, por thanë se nuk kishin të dhënat finale për të krahasuar  kursimin e karburantit në lidhje me avio0nët aktualë.  Avioni do të jetë i aftë të kalojë oqeanin Atlantik për dy orë dhe atë Paqësor për tre orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here