Bruno Shllaku: Me filmin “I humburi” do të sjell një dramë për shqiptarët

    0
    421

    “I humburi” titullohet filmi me skenar nga Tonin Çekliqi dhe regji nga Bruno Shllaku për të cilin pritet të nisin xhirimet. Këtë herë ngjarjet në film vendosen në Kosovë dhe në Shqipëri para dhe pas viteve ‘90. Në role regjisori Bruno Shallku shprehet se janë aktorë të njohur nga Shqipëria, por nuk mungojnë dhe aktorë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Suedi. Projekti kinematografik “I humburi” është në vijim të punës që Bruno Shllaku ka në jetën e tij artistike. Ai tregon se në ngjarjet e tij filmi flet për shqiptarët që si në Kosovë apo dhe në Shqipëri para viteve ’90 shiheshin si të huaj nga qeveritë përkatëse. Në Kosovë i quanin enveristë dhe kur vinin në Shqipëri kosovarët i quanin si titistë. Në rolet e veprës aktorë nga Shqipëria janë Bruno Shllaku, Mimoza Marjanaku, Dana Xhaj si dhe të tjerë aktorë. Regjisori shprehet se “I humburi” është një tragjedi. “Kam shpresë që të jetë dhe aktori i madh Reshat Arbana, pot do të ketë dhe aktorë të tjerë që do të jenë të angazhuar me role të tjera të dyta. Një film dramë, histori shumë e dhimbshme madje unë do ta quaja tragjedi. Një dramë që tregon që shqiptarët dhe pse të dy anët kufirit janë trojet e tyre sërish janë si të huaj, janë të padëshiruar nga qeveritë përkatëse. Atje në Kosovë i quanin dikur enveristë në Shqipëri kur vinin i quanin titistë”, pohon regjisori Shllaku. Ky projekt kinematografik sipas tij pritet të ketë një financim dhe nga Ministria Rajonale për Kulturën në Suedi dhe xhirimet do të jenë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera. “Xhirimet do të zhvillohen në Shqipëri, në Ohër, në Stokholm dhe Malmo të Suedisë. Unë e kam vënë në vijë punën dhe tani jam në pritje vetëm të nis xhirimet. Unë kam bërë dhe përzgjedhjen e kastit të aktorëve nga Shqipëria, por edhe nga Suedia”, tregon mes të tjerave regjisori Bruno Shllaku.

    Ngjarjet në filmin

    Regjisori Bruno Shllaku tregon se historia në filmin “I humburi” nis në vitet e para kur fillon e merr shkëdinjë sistemi komunist në Shqipëri. “Diktatura që atë kohë ishte e egër, ishin vrasjet në kufi, terroret në kufi, ku njerëzit dhe i vrisnin. Në këtë situatë një familje shqiptare me banim në Mitrovicë ato vite është e survejuar nga UDB dhe shpeshherë është tentuar që të zotit të shtëpisë të bëhet dhe atentat si “një pro shqiptar dhe enverist”. Në të vërtetë ai mund të ishte shqiptaro madh, por enverist jo. Ai ishte një njeri i zhgënjyer. Kur ai shikon që e pushojnë nga puna, kur kanë tentuar dhe ta shtypin me makinë, ai tenton të largohet vetëm por dikush i thotë që mos u arratis vetëm, sepse në Shqipëri ke më shumë siguri kur shkon me familjen”, shprehet regjisori. Protagonisti kryesor i filmit vendos të largohet nga Mitrovica dhe merr me vete dhe prindërit, gruan dhe vajzën. Ata vijnë në Ohër gjoja për pushime dhe aty lidhen me një familje shqiptare të Maqedonisë që e ndihmon me një mjet lundrimi rrethanor. Një natë familja hipën aty dhe fillojnë një lundrimin për të ardhur në Pogradec. Por kur vjen në Shqipëri ai përballet me të tjera probleme të asaj kohe. “Zhgënjehet kur shikon diktaturën në vend. Ai fillon e flet dhe atëherë sistemi i asaj kohe e merr vesh dhe e dënojnë me 25 vjet burgim. Hetuesi që i bën kurthin për arrestimin e  tij i kishte merak gruan, sepse ajo ishte shumë e bukur. Ky arrestohet dhe dënohet dhe një ditë nuk i vjen më as gruaja ta takojë. Një nga vizitorët aty në burg i thotë, që gruaja e tij ishte martuar me hetuesin”, vijon regjisori Shllaku për filmin. Kur vjen demokracia protagonisit kryesor i filmit del nga burgu. Ai shkon takon vajzën dhe ajo i tregon se me kë ishte martuar ish gruaja e tij. Ai shkon të shikojë dhe varret e prindërve por si gjen aty. Regjisori Bruno Shllaku tregon se ngjarjet në film e sjellin protagonist kryesor që kërkon të hakmerret, edhe pse në fund kjo nuk ndodh. “Ai shkon në Kosovë dhe atje blen një armë dhe rikthehet në Shqipëri. Një natë shkon në Durrës ku jetonte ish gruaja e tij me hetuesin e diktaturës. Atje shikon në dritaren e dhomës së tyre që hetuesi i dikurshëm po jepte frymë, ishte në çastet e fundit të jetës, por dhe ish gruaja e tij ishte aty. Ai në atë moment vetëm ulet dhe heq fishekun, nuk bën vrasjen që kishte menduar”, tregon regjisori.  

    Nga Julia Vrapi

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here