I ati abuzoi seksualisht me të për 3 vite, këngëtarja e njohur shqiptare jep mesazhin e rëndësishëm për 18-vjeçaren dhe jo vetëm

0
373

Mbrëmjen e kaluar i gjithë opinioni publik u trondit nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një familje shqiptare, ku burri 48-vjeç kishte abuzuar seksualisht me të bijën e tij për 3 vite. Rastin e tregoi vetë 18-vjeçarja për emisionin “Fiks Fare”, e cila me një rrëfim të sinqertë për ngjarjen e ndodhur preku zemrat e shqiptarëve.

Kjo ngjarje e rëndë ka prekur edhe këngëtaren e njohur Vesa Luma, e cila nuk ka duruar dot dhe i ka dalë publikisht në mbrojtje vajzës. Në profilin e saj në Instagram ajo ka publikuar një pjesë të shkëputur nga videoja e skandalit dhe krahas saj shkruan se ndihet tepër e shqetësuar nga kjo ngjarje, duke i dalë në mbrojtje të gjithë personave të abuzuar që nuk gjejnë mbështetje nga organet e drejtësisë.

“Tejet e shqetesuar nga kjo ngjarje ku babai dhunon gocen e vet, gjakun e vet, disa here! Te gjithe jemi ketu per ju! Une, familja ime, shoqeria, miqte e mi, fansat, te gjithe do te dhurojne perkrahje e dashuri per ju qe nuk keni besim as ne instituticionet pergjegjese!

Mos lejoni askush te shkelë mbi ju! Mos kini frikë!”- janë fjalët e Vesës të shkruara në postim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here