Gjigandi i autoveturave investim 13 milionë Euro në Shqipëri, Rama jep lajmin e mirë: Ja sa vende pune do hapen

0
513

Ka nisur sot në Fier ndërtimi i një vepre industriale të kompanisë jugkoreane Yura Corporation, për pjesët teknologjike të autoveturave. Kjo kompani do të investojë 13 milionë Euro. Në fazën e parë do të hapë 600 vende të reja pune, në të dytën 1100 dhe pritet që deri në fazën e tretë të hapen 4 mijë vende pune.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se sot kemi hyrë në një epokë të re, në tregun e automobilave pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi.

“Sot kemi hyrë në epokë të re dhe falë pranisë së kësaj kompanie prestigjioze çelim siparin e një faze ku të tjera kompani në tregun e automobilave do shfaqen duke plotësuar dhe zhvilluar një mozaik që ka disa gurë të vegjël në Elbasan e Librazhd në disa filiale modeste, por premtuese dhe këtë gur të rëndësishëm siç është Yura, pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi”.

Kryeministri theksoi se mes shumë vendesh të Evropës kompania Yura Corporation zgjodhi Shqipërinë dhe Poloninë, falë transformimit të programit të Shqipërisë një euro, nga një program për falje uzinash, kapanonesh e pronash shtetërore të mbetura djerrë si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura në plane serioze e kompani serioze investimesh, në një program real investimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here