Rritet pragu i mesatares për pranimet në universitete, ja cilat janë degët ku maturantët duhet të kenë kujdes kur ti zgjedhin

0
563

Nëse një vit më parë maturantët me mesatare 6 mund të aplikonin për të ndjekur studimet e larta, këtë vit do ta kenë të pamundur pasi qeveria ka rritur pragun e notës mesatare për pranimet në universitete.

Procesi i përzgjedhjes së degëve për studimet e larta nis më 31 korrik, ndërsa për degët e mësuesisë mesatarja minimale është 7.5, për mjekësinë është 8.5 e sipër, ndërkohë që për arsimin profesional mesatarja është nga 6.5 e poshtë, si për universitetet publike ashtu dhe në ato private.

Pas përpunimit të të dhënave, më 2 shtator shpallet lista e fituesve të raundit të parë, teksa janë 35 mijë janë kuota në shkollat e larta publike ku edhe këtë vit pranimet janë më të shumta se kërkesat e të rinjve për universitet.

Nga 36 mijë maturantë, deri më tani 7% e tyre kanë aplikuar dhe janë pranuar në universitete jashtë Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here