Andi Lila rikthehet në kampionatin shqiptar, kjo është skuadra që ka zgjedhur

0
577

Edhe pse ishte fare pranë kalimit të Kukësi, Andi Lila ka zgjedhur Tiranën për të vijuar karrierën e tij si futbollist.

Ka qenë vetë lojtari i kombëtares ai që e ka bërë të ditur këtë lajm, teksa është shfaqur në foto edhe me presidentin Refik Halili.

Kjo do të jetë hera e dytë që Lila firmos me Tiranën, pas viteve 2008-2011.

Karriera e Lilës ka qenë e lidhur ngushtësisht me skuadrën e Pas Giannina, me të cilën luajti për tetë sezone me radhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here