Qeveria e re në Kosovë, Baton Haxhiu zbulon çfarë pritet të ndodhë me dialogun me Serbinë: Janë dy oferta në tavolinë! 

0
1854

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë kanë shkaktuar jo pak reagime. Dialogu me Serbinë pritet të jetë një nga pikat më të nxehta për qeverinë e re. Gazetari kosovar Baton Haxhiu ka deklaruar mbrëmë në ‘Opinion’ se dy janë ofertat në tavolinë lidhur me këtë çështje.

“Unë mendoj që e para e punës vështirë të ketë diçka tjetër në tavolinë. Dy gjëra janë në tavolinë: asosacioni dhe këmbimi i territoreve, apo shkëmbimi i territoreve si të doni ta quani. Varianti i tretë është status qo dhe largimi nga të gjitha marrëveshjet që lidhim me Europën duke përfshirë dhe liberalizimin e vizave”, tha ai.

Sipas Haxhiut rol vendimtar në këtë dialog do të ketë SHBA.

“Amerikanë kanë ndikim 100 përqind, o e bëjmë o ikin! Dhe na lënë në mëshirë të askush, flas cilindo variant”, tha gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here