Negociatat/ Ish-ministri i Jashtëm grek paralajmëron BE: Do të jeni përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajon

0
345

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias thotë se Bashkimi Europian po përballet sot me një mungesë të fortë vizioni.

Me një shënim në  “Twitter”, ai i bën thirrje unioni europain që t’i hapen negociatat Maqedonisë së Veriut. Më tej Kotzias thekson se stabiliteti në Evropën Juglindore është kusht kryesor për paqe.

“Ndërsa  Siria është në zjarr,  BE nuk ka vizion strategjik. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani. Mbështetja e prekshme e Marrëveshjes së Prespës dhe stabiliteti i Evropës Juglindore është e domosdoshme. Përndryshe, BE do të jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajonin tonë”-shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here