ONM dhe Komisioneri Publik kërkojnë të shkarkohet, del para Kolegjit të Apelimit anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

0
246

Pritet që ditën e sotme të dalin para Komisionit të Pavarur të Apelimit anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani.

Fillimisht Prokurori, Besnik Cani u konfirmuar në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi. Dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë megjithëse kishte probleme me pasurinë. Më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por vendimi i KPK për Besnik Canin u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe pas tyre edhe nga Komisioneri Publik të cilët kritikuan vendimin  e konfirmimit në detyrë të tij, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës. Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte “kontradiktor dhe jo-bindës” dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here